E enjte, 26 Janar 2017
Vushtrri – Policia e Kosovës e rajonit të Mitrovicës, ka realizuar sot në mëngjes një aksion në qytetin e Vushtrrisë dhe disa fshatrave të kësaj komune, me ç’rast ka konfiskuar 4 armë, rreth 180 fishekë dhe gjësende tjera, ndërsa, janë arrestuar tre persona.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për KosovaPress se sektori rajonal i hetimeve në Mitrovicë ka ndërmarrë një aksion në orët e hershme të mëngjesit, me ç’rast janë konfiskuar armë, municion, shufra metalike dhe gjësende tjera.
Etiketa: arme, Policia, Vushtrri