Alma Lama konfirmon largimin nga VV


E shtunë, 6 Korrik 2013

Deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, ka konfirmuar pak minuta më parë lajmin për largimin e saj nga partia e Albin Kurtit.

Ajo nuk ka preferuar të japë më shumë detaje rreth largimit të saj dhe pritet që gjatë ditës të dal më një letër publike, ku edhe do të sqarojë në detaje dorëheqjen e saj, njofton “Zëri”.

Lama, në një intervistë për këtë gazetë , pat shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve të “Vetëvendosjes”. Ajo ka kritikuar ashpër partinë e saj duke thënë se ka devijuar rrugën dhe programin e saj sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fe nëpër shkolla.

Etiketa: ,