Alpinistët shqiptarë pushtojnë majën e Andeve


E premte, 31 Janar 2014

Kjo fotografi ku tregohet flamuri shqiptar është shkrepur në plot 6962 metra mbi nivelin e detit. Alpinistet shqiptarë kanë arritur të pushtojnë kështu majën më të lartë të Andeve, e njëkohësisht atë të Amerikës Latine, Akonkaguan!

Mateo Begeja ka arritur në majë në orën 14.05 minuta me orën lokale të Argjentinës, në datë 26 Janar. Ekspedita në fakt e nisur para 18 ditësh u ndërmor nga tre alpinistë. Ibrahim Hackaj, Mateo Begeja dhe Florian Hackaj. Por, kushtet e vështira klimaterike kanë bërë që majën të pushtojë vetëm 20-vjeçari Begeja, pasi Florian Hackaj 30 vjeç është ndalur në lartësinë e 6700 metra, ndërsa Ibrahim Hackaj 60 vjeç është tërhequr edhe më herët.

Kjo ekspeditë e alpinistëve shqiptarë, e konkretisht shoqatës “Dajti Alpino Turistik” vjen pas pushtimit të asaj që njihet si maja e botës, Everestit në vitin 2012, ky nga grupi i kësaj ekspedite, Mateo Begeja ishte pjesëmarrës edhe në sipërmarrjen e Andeve. Edhe në këtë garë të rrezikshme, por me mjaft adrenalinë, rrjeti i supermarketeve Conad, mbështeti alpinistët shqiptare në sfidën e tyre.

Etiketa: