‘Alternativa’ regjistrohet si parti (Dokument)


E hënë, 24 Korrik 2017

Njoftimi është dhënë në faqen e partisë në facebook, ku tregohet se ky subjekt është regjistruar në KQZ me numer rendor 60 dhe drejtohet nga kryetarja në largim e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. 

“Sot, 24 Korrik, 2017 zyrtarisht në regjistrin e KQZ është regjistruar partia politike “Alternativa” me numër rendor 60 me Kryesuesen Mimoza Kusari – Lila”, njofton ‘Alternativa’. 

Ndryshe, anëtarët e ‘Alternativës’, në zgjedhjet e 11 qershorit garuan si pjesë e listës së LDK’së, bashkë me AKR’në në koalicion. 

‘Alternativa’ u themelua nga Mimoza Kusari-Lila, pasi kjo e fundit u largua nga AKR’ja, dhe Ilir Deda, pasi braktisi VV’në. 

Etiketa: