Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ambasadori Delawie sot takon Jahjagën e Mustafën

| 09:18 - 21.08.2015

Ambasadori i ri i Kosovës, Greg Delawie, do të takohet sot me presidenten e vendit, Atifete Jahjagën.

Delawie do t`i dorëzojë asaj letrat kredenciale. Ngjarja do të fillojë në pasdite në kabinetin e Presidentes.

Ndërsa, pas kësaj, Delawie do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën.

Ambasadori Delawie ka mbërritur në Kosovë pasditen e djeshme.

“Sa mbërrita në Prishtinë. Ndihem shumë mirë që jam në Kosovë, i emocionuar” ka shkruar në rrjetin e tij social, Twitter, ambasadori i ri amerikan, Greg Delawie.


Arivisti Company