Anceloti thumbin Di Marian


E martë, 2 Shtator 2014

dimaria

Madrid – Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se anësori argjentinas Angel Di Maria është transferuar në Manchester United për para.

Reprezentuesi argjentinas i është bashkuar “Djajve të Kuq”, për shifrën 75 milionë euro.

“Disa lojtarë duan të konkurrojnë, ndërsa të tjerët preferojnë për të bërë më shumë para”, ka thënë Ancelotti.

“Nëse një lojtar ka nevojë dhe ka motiv të luajë në ndonjë klub tjetër, unë pa problem e lejoj që të shkojë”, tha Ancelotti.