17°C
Prizren

Anëtari i Gjykatës së Lartë, i dënuar për vjedhje në Itali!

Prizren Post | 10:40 - 10.07.2018

Tiranë – Ka nisur rreth orës 09:30 seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Admir Thanza.

ONM-ja ka zbuluar se gjyqtari Thanza ka qenë i dënuar për vjedhje në shtetin italian, të dhënë që nuk e ka deklaruar në formular.

“Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë, për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë”, ishte konkluzioni i lexuar nga KPK-ja.

Vetë gjyqtari Thanza e ka pranuar dënimin në shtetin italian, por theksoi se nuk e ka kryer krimin për të cilin është akuzuar.

“E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare, por nuk e kam kryer asnjëherë”, ka thënë Thanza.


Etiketa:
Arivisti Company