Anija kozmike amerikane i afrohet sot planetit Jupiter


E hënë, 4 Korrik 2016

anija kozmike

Një anije kozmike amerikane pritet t’i afrohet sot planetit Jupiter, pas vjet pasi është lëshuar në hapësirë.

Anija “Juno” e NASA-s, do e kalojë 37 herë orbitën e Jupiterit, gjatë 20 muajve të ardhshëm. Qëllimi i misionit është të marrë informacione se si është formuar sistemi diellor.

“Juno” pritet të analizojë fushat magnetike dhe gravitacionale të këtij planeti, që besohet se është planeti parë që është krijuar në sistemin diellor. Anija ka udhëtuar 2.8 miliardë kilometra për të arritur Jupiterin dhe në total misioni i saj kushton 1.1 miliardë dollarë.