Arabia Saudite nuk ndal prodhimin e naftës, çmimi vazhdon rënien


E shtunë, 24 Janar 2015

oil-well-art-d0e8499fbec07478

New York – Çmimi i naftës vazhdoi rënien në Nju Jork, pas deklaratave të sovranit të ri të Arabisë Saudite, ku shpallte vazhdimësinë e politikave të naftës të këtij vendi të madh prodhues të arit të zi.

Rreth orës 14:20 GMT të ditës së djeshme, një fuçi nafte e livruar për muajin mars ra me 59 cent duke kapur vlerën e 45,7 dollarëve.

Që nga shpallja e vdekjes dje në mbrëmje të kreut të lartë saudit, që drejtonte vendin e parë në botën eksportues të naftës si dhe prodhuesi më i madhë në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), çmimet e arit të zi u rritën ndjeshëm.

Por dje në mëngjes ishte e qartë se nuk do të kishte ndryshim në politikën energjetike të Arabisë Saudite dhe se situata e mbiprodhimit në të cilën gjendet aktualisht tregu nuk do të ndryshojë, pas deklaratave të sovranit të ri.

Në fjalimin e tij të parë të publikuar nga televizioni kombëtar, mbreti i ri saudit, Salman, 79 vjeç, gjysmëvëlla me Abdullahun, u angazhua se do të vazhdojë rrugën e paraardhësit të tij.

Ai këmbënguli në vazhdimësinë e politikave të mbretërisë së naftës dhe të unitetit brenda botës muslimane.