Arben Gashi tregon se si përfundoi në fund të listës LDK-AKR-Alternativa


E martë, 23 Maj 2017

Deputetët si Vjosa Osmani dhe Arben Gashi, njëri në vend të 81’të dhe tjetri në vendin e 61’të në listën për kandidatë për deputetë, gjatë mandatit të tyre që e kishin në Kuvend para ngritjes së mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë, ishin mjaftë aktivë në foltoren e Kuvendit.

Arben Gashi ka thënë për Gazetën Express se renditja e emrave në këtë listë nuk ka dhe aq rëndësi, pasi siç thotë ai, “qytetari e vlerëson më së miri se kush duhet ta përfaqësojë në Kuvend, e jo numri në listë”.

Megjithatë, ai thotë se futja e prurjeve të reja në LDK në 10’shen e parë të listës, beson se u bë me qëllim që ata të përkrahen.

Ai ka thënë se nuk e di se kush e ka krijuar listën e LDK’së, megjithatë, thotë se pak ka rëndësi se në cilin numër është vendosur emri i tij.

Edhe Vjosa Osmani, që dikur ishte femra më e votuar e kësaj partie, u radhit e 81’ta në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Etiketa: ,