E enjte, 10 Shtator 2015
Johanesburg – Një specie e re e paraardhësve të njerëzve është zbuluar në Afrikën Jugore, njoftuan sot shkencëtarët nga Universitetit “Witwatersrand” i Johanesburgut.
Zbulimi i “Homo Naledi” bazohet në mbi 1 550 elementë fosilesh, numri më i madh i fosileve të hominidëve të mbledhur në Afrikë.
Këto fosile u gjetën në zonen arkeologjike të njohur si “Djepi i Njerëzimit”, në afërsi të Johanesburgut.
Hominidi i hershëm kishte këmbë për ecje në distance të mëdha, duar si njerëzit dhe tru të masës 1/3 e trurit të njeriut. Ky mund të ketë qenë një prej paraardhësve më të hershëm të njeriut, i cili ka jetuar në Afrikë rreth tre milionë vite më parë./ATA/