E hënë, 10 Gusht 2015
Një i dënuar për vepër penale të vrasjes ka arritur të ikën nga gardianët të cilin e kishin shoqëruar për ta vizituar familjen në shtëpinë e tij në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.
I arratisuri i kishte vënë në lajthitje gardianët me pretekst se donte të hynte në tualet e më pas kishte kapërcyer murin e oborrit me ç’ rast ia ka mbathur në drejtim të panjohur.
Pas pranimit të informacionit, Policia e Prizrenit ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e të dënuarit por nuk është gjetur gjer me tani. Ndërkaq, lidhur me rastin është hapur rast për neglizhencë në detyrë ndaj gardianëve të cilët janë arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit.
Të tre gardianët po mbahen në objektet mbajtëse të policisë.