Arrestohen dy persona të dyshuar për “trafikim me njerëz”


E martë, 19 Shkurt 2019

PRIZREN – Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve të saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme, si dhe parandalimin e veprave penale, me datë 18.02.2019, rreth orës 01:30, në rajonin e Prizrenit/Dragash, ka identifikuar dhe ndaluar një veturë të dyshimtë me targa vendore.

Pas një procesi të verifikimit dhe kontrollit në bashkëpunim me zyrtarë të drejtorisë së antitrafikimit me njerëz janë arrestuar dy (2) persona nën dyshimin për “trafikim me njerëz”, si dhe janë identifikuar tri viktima të trafikimit (të gjitha femra/shqiptare /kosovare).

Të personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent ndalohen për 48 orë.

Viktimat janë derguar për egzaminim mjeksor dhe janë ndermarr veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parapara për raste të tilla, njofton Zyra për informim e PK-së.

Etiketa: , , ,