Arrestohen dy serbë për kontrabandim me mallra


E martë, 18 Gusht 2015

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj të nacionalitetit serb në fshatin Sarpelj të Leposaviqit pasi që të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kanë kaluar kufirin shtetëror.

Sipas raportit të Policisë të dyshuarit gjatë kontrollit janë zënë duke kontrabanduar mall -për nxehje qendrore pa dokumentacion përkatës.

Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.