Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Arrestohet deputeti Driton Çaushi, për hedhjen e gazit lotsjellës

Prizren Post | 14:31 - 09.08.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Policia arreston deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, pas hedhjes së gazit lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, ku po shqyrtohej projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, derisa qëndronte në zyrën e grupit parlamentar, brenda Kuvendit të Kosovës.

Përkundër hedhjes së gazit, Komisioni për Punë të Jashtme ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.


Bëni një koment

Arivisti Company