Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Arrestohet një polic, për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prizren Post | 16:29 - 24.07.2015

Si pjesë e një hetimi të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dje (23.07.2015) nga efektivat e IPK-së është arrestuar një zyrtar policor (i punësuar në një stacion policor të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës) me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur më 15 dhe 16 korrik 2015 në Gjilan.

Zyrtari i dyshuar dhe tashmë i suspenduar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

IPK falënderon qytetarët e vendit për bashkëpunim. Inspektorati Policor mbetet i përkushtuar drejt ngritjes së profesionalizmit, objektivitetit dhe llogaridhënies edhe më të madhe të policisë sonë, si një ndër policitë më të mira në rajon./IO


Bëni një koment