Arrihet marrëveshja ndërmjet Iranit dhe Grupit P5+1


E martë, 14 Korrik 2015

iranssfcv

Irani dhe fuqitë e mëdha kanë arritur në marrëveshje mbi programin bërthamor iranian, bëri të ditur një burim diplomatik.

“Marrëveshja është arritur”, theksoi i njëjti burim në përfundim të 21 muajve negociatash dhe një raundi final prej më shumë se 17 ditësh negociatash të vështira në Vjenë për zgjidhjen e kësaj çështjeje që ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërkombëtare që prej 12 vjetësh.