Arrihet marrëveshja për Xhakën


E mërkurë, 11 Maj 2016

Granit Xhaka nga edicioni i ardhshëm do të luaj në Arsenal.

Mesfushori kosovarë i cili luan në ekipin gjerman Borussia Monchengladbach, në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës angleze Arsenal.

Mediat në Gjermani shkruajnë se, Arsenal edhe zyrtarisht ka bërë ofertë prej 43 milionë eurosh për Xhakën dhe se marrëveshja është arritur në mes të dy skuadrave.

Xhaka pëlqehet shumë nga Wenger, i cili e sheh atë si zëvendësues ideal të Mikel Artetas dhe Mathieu Flamini, të cilit do të largohen gjatë kësaj vere.

Etiketa: , , ,