E enjte, 27 Qershor 2013
Bruksel, 27 qershor Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka bërë me dije se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje dhe kanë rënë dakort për kodin telefonik të Kosovës.
Në raportimin e Eshton në mbledhjen e Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ajo ka deklaruar se marrëveshja për kodin telefonik është pjesë e pakos për çështje të tjera në lidhje me telekomunikacionin, e cila pret konfirmimin final.
Sipas Eshton, dy homologët Thaçi e Daçiç kanë kaluar më shumë se 100 orë në dialogun e lartë politik.
Etiketa: catherine ashton, kodi telefonik, Kosova, Serbia