Arsenali e ka obligim fitoren sonte ndaj Newcastle


E shtunë, 25 Prill 2026
Arsenali e ka obligim fitoren sonte ndaj Newcastle

Arsenali e zhvillon sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Pas shumë javësh në krye të renditjes tabelare, “Topçinjtë” e kanë humbur vendin e parë, i cili tani mbahet nga Manchester City, me pikë të barabarta.

Skuadra londineze do të përballet sonte me Newcastle United në “Emirates”, me fillim nga ora 18:30, në një duel ku fitorja është e domosdoshme për të mbajtur gjallë garën për titull.

Në anën tjetër, Newcastle renditet në pozitën e 14-të me 42 pikë dhe mbetet një kundërshtar i kapshëm në letër për Arsenalin.

Vlen të theksohet se në fund të sezonit, në rast të pikëve të barabarta, golaverazhi mund të jetë vendimtar. Aktualisht, Manchester City ka një epërsi minimale prej një goli më shumë se Arsenali në këtë aspekt.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit