Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Asnjë pengesë ligjore për ekstradimin e kreut të FETÖ-s, Fetullah Gylen

Prizren Post | 17:29 - 18.07.2016

Ankara – Drejtuesi i organizatës terroriste FETÖ, Fetullah Gylen duhet të ekstradohet në Turqi në bazë të pikës së marrëveshjes për ekstradimin e personave mes dy vendeve e cila thotë: “Një person i cili ka kryer një krim ose ka tentuar ta kryej atë ndaj një Presidenti të vendit ose familjes së tij, kjo gjë nuk konsiderohet krim politik”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas tentimit të puçit të shtetit nga FETÖ, e gjithë vëmendja është kthyer tek ekstradimi i Gylenit nga SHBA-ja.

Mes dy vendeve është nënshkruar një marrëveshje më 7 qershor 1979 e cila ka hyrë në fuqi në 1 janar 1981. Marrëveshja ka të bëjë me ”Ndihmën reciproke në dënimin dhe ekstradimin e fajtorëve mes Republikës së Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Në pikën e “mospranimit të kushteve” e cila është pika 3 e kësaj marrëveshjeje thuhet: “Nëse faji i personit që kërkohet të ekstradohet është i cilësisë politike ose një tentative të tillë, si dhe nëse personi që do të ekstradohet mund të dënohet për një krim politik dhe nëse palët e shohin si të tillë do të thotë se ky person nuk mund të ekstradohet”, por në këtë marrëveshje ka një detaj i cili thotë: “Një person i cili ka kryer një krim ose ka tentuar ta kryej atë ndaj një Presidenti të vendit ose familjes së tij, kjo gjë nuk konsiderohet krim politik”. Kjo do të thotë që krye FETÖ nuk mund të quhet më një i akuzuar politik dhe si i tillë atij i hapet rruga e esktradimit.

Gylen i cili deri më sot është mbajtur në SHBA me pretendimin se dënohet për shkak të mendimeve të tij politike, tashmë pas një tentative të pasuksesshëm si lider i kësaj tentative nuk ka mbetur asnjë pengesë ligjore për ekstradimin e tij.

Pas këtyre zhvillimeve pritet që mes Ankarasë dhe Washington-it të rritet trafiku i takimeve dhe diskutimeve për çështjen e ekstradimit të tij.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan pas tentativës së pasuksesshme të FETÖ-s për grusht shteti, i bëri thirrje SHBA-së duke thënë: “Tani na dorëzoni atë individ”.

Kryeporkuroria e Ankarasë i ka dorëzuar një dosje Ministrisë së Drejtësisë pak ditë më parë ku Fetullah Gylen është i dyshuar kryesorë dhe drejtues i organizatës terroriste FETÖ/PDY e cila akuzohet për formim të një strukture paralele në Turqi.

Në dosje ka detaje për lidhjen e Gylenit më këtë organizatë në të cilën rëndojnë shumë akuza.

Ndërsa në dosjen të emërtuar si ”trajtimin e rasteve ku ai është i implikuar në kryerjen e krimeve” thuhet se i dyshuari Fetullah Gylen është themeluesi dhe drejtuesi i një xhemati i cili ka shtrirë veprimin e tij në gjyqësor, ushtri, polici dhe administratën e vendit. Këto kuadro përdorin fenë si mjetë për të arritur qëllimet e tyre. Këtë organizim e drejton Fetullah Gylen dhe direktivat e tij vijnë nga jashtë shtetit përmes personave ndërlidhës të veçantë. Direktivat e përgjithshme ai i jep përmes fjalimeve dhe ligjëratave fetare. Anëtarë të kësaj organizate janë të pranishëm në çdo institucion të Turqisë.

Krahas të gjitha këtyre akuzave mbi liderin e FETÖ-s Fetullah Gylen rëndon edhe akuza e tentativës për grusht shteti. Bashkë me këtë dosje Turqia do të kërkojë ekstradimin e tij në rrugë zyrtare dhe do të ndjekë në rrugë zyrtarë zhvillimet në lidhje me këtë çështje.


Arivisti Company