Asociacioni i gazetarëve i shqetësuar për Raportin e Progresit


E mërkurë, 9 Nëntor 2016

banner1

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e tyre me gjetjet e Raportit të Progresit në fushën e medieve në Kosovë raporton Prizren Post.

AGK thotë që liria e shprehjes dhe liria e medieve janë të garantuara me ligj në Kosovë. “Fatkeqësisht si shoqëri ballafaqohemi me shkelje kushtetuese të kësaj të drejte. Ndonëse gjatë gjithë vitit kemi kërkuar respektim të lirisë së shprehjes, situata nuk ka ndryshuar për të mirë. Sërish Raporti i Progresit, veçon ngecjet e Kosovës në këtë fushë.

Shqetësimet e AGK-së nuk mbarojnë me kaq, ata shprehën shqetësimin e tyre edhe në lidhje me ambientet e punës me të cilat ballafaqohen gazetarët e Kosovës.

“Ne jemi të shqetësuar me të gjeturat e raportit të progresit sa i përket lirisë së shprehjes dhe ambientit në të cilin punojnë gazetarët në vendin tonë”, vazhdon më tutje Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Në raport ceken edhe sulmet dhe kërcenimet e bëra ndaj gazetarëve në Kosovë, fakt ky për të cilin kemi reaguar edhe ne në vazhdimësi shprehhen në AGK.

“Te gjeturat e Raportit të Progresit janë vetëm disa prej shqetësimeve tona që i kemi si komunitet. Por me e rëndësishmja është mungesa e trajtimit dinjitoz të gazetarëve nga mediat. Ashtu siç theksohet edhe në Raportin e Progresit, një numër i caktuar i kolegëve gazetarë vazhdojnë të punojnë pa kontrata dhe shpesh herë janë pre e cenzurës në vendet e tyre të punës. Duke parë nevojën e përmirësimit të situatës kërkojmë angazhim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës”, përfundon AGK.