E hënë, 9 Qershor 2014
Damask – Është raportuar për “Amnisti të përgjithshme” nga presidenti i Sirisë Bashar al-Assad.
Sipas transmetimit të agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA, presidenti sirian Assad me vendim legjislativ 2014/22 ka shpallur amnisti për të gjitha krimet e bëra para datës 09 qershor 2014.
Kushdo të përfitojë nga kjo amnisti nuk është bërë e ditur, por që sipas transmetuesit zyrtar sirian thuhet se nga kjo amnisti do të përfitojnë shumë të dënuar me varje dhe atyre të cilëve u është shqiptuar dënimi me vdekje më herët tani do t`i zvogëlohet në 20 vite burgim./Prizren Post/
Etiketa: Bashar al Assad, siri