Astronautët kinezë hynë në modulin orbital


E shtunë, 15 Qershor 2013

Tre anëtarët e ekuipazhit të anijes së pilotuar kozmike kineze “Shenzhou-10”, pas ankorimit të suksesshëm të kryer në mënyrë automatike, hynë në modulin laboratorik “Tiangong-1”, njoftoi dje Qendra e monitorimit të fluturimeve kozmike e Pekinit.

Anija kozmike u lëshua të martën nga kozmodromi Jiuquan në shkretëtirën e Gobit dhe më pas doli me sukses në orbitën e Tokës.

Moduli “Tiangong-1” u nxor në orbitë në shtator të vitit 2011.