Asus prezanton tabletin Book T100


E enjte, 12 Shtator 2013

Asus ka njoftuar për lansimin e tabletit të ri, modelin Transformer Asus Book T100, të cilin e ka bazuar në Windows 8 dhe i cili gjithashtu transformohet në një laptop. Transformer Asus Book T100 do të debutojë në treg që nga muaji tetor për një çmim prej 349 dollarëve.

Transformer Asus Book T100 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 10.1 inç në ISP me rezolucion prej 1366 x 768 pikselëve, si dhe me procesorin e Intel – Bay Trail Atom.

Karakteristikat kryesore të tabletit të Asus përfshijnë edhe 32GB memorie të brendshme, dhe do të vijë me sistemin operativ të Microsoft, Windows 8.1, si dhe 2GB RAM dhe kamerën e përparme me 1.2 mega-piksel.