Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Auron Tare befason: Si nisi të shkatërrohej trashëgimia shqiptare e ruajtur nga otomanët që pas shpalljes së pavarësisë

Prizren Post | 08:43 - 05.07.2016

Tiranë – Auron Tare, një ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje dhe afirmim të trashëgimisë shqiptare, aktualisht kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ka bërë së fundi kurajozin me kosto të madhe kekuptimi, kur për shkatërrimin e një sërë resursesh të trashëgimisë shqiptare, që nga Antikiteti dhe Mesjeta, ka fajësuar pikërisht atë që historia jonë e konsideron të shenjtë: pavarësinë, ndryshe mëvetësinë, pra shkëputjen nga Perandoria Osmane.

Por pa u keqkuptuar, Tare e thotë këtë në një kontekst të caktuar, kur sjell si shembull zhdukjen e një prej pasurive më të rralla të Sarandës sa i përket trashëgimisë së vyer, kalasë së saj, e cila sot nuk ekziston më.

13567063_10208835912031009_5601290262783381627_n
Saranda 1851 pejsazh nga Edward Lear

Kjo kala, sipas Tares, të cilën ai paraqet nëpëmjet një fotoje të rrallë të Edwart Lear-it, u rezistoi të gjithë atyre që, me gjuhën e historiografisë sonë, quhen pushtues, madje deri dhe barbarë, por që u shua sapo ata nuk e administronin më këtë vend; ose që me gjuhën e kësaj historiografie, nuk i mbanin të pushtuar, deri në barbari, trojat tona.

Dhe ja statusi i Tares, që pikon dhimbje intelektuale e atdhetare bashkë, kur evidenton vizualisht një krim të bërë mbi trashëgiminë, çuditërisht jo nga pushtuesit:

Kam dashur shume te shkruaj nje artikull per kete pikture te rralle te Lear i cili me nje mprehtesi te madhe ka kapur detajet e mrekullueshme te Sarandes se shek 19te. Nuk e kam shkruar ende por thelbi i asaj qe doja te shprehja eshte fakti se rrenojat antike te cilat i rrezistuan te gjitha furive barbare deri me ate kohe sot nuk jane me. Si shqiptare te mire qe jemi gjithmone kemi drejtuar gishtin nga te tjeret per te gjitha te keqijat qe na kane rene mbi krye. Edhe per zhdukjen e rrenojave antike te Sarandes kemi fajesuar turkun apo grekun. Ne fakt ky pejsazh i mrekullueshem i Lear na tregon se ende ne 1850 turku nuk e kishte prishur Kalane e Sarandes e rrethuar nga 24 kulla te larta. Nderkohe nje foto austriake e luftes se pare tregon Kalane ende ne kembe.

Me sa duket kur shqiptaret e moren ne dore shtetin e tyre ne 1912 si shume gjera te tjera i vune kazmen edhe trashegimise kulturore te cilen si barbaret si shqiptaret e vjeter nuk e trazuan. Me sa duket mevetesia nder shqiptaret eshte nje prej shkaqeve te shkaterrimit te pa mase te trashegimise. Gjurmet e kalase se vjeter ende dukeshin deri 1997 e me pas me kazma dhe eskavatore si Kryetaret e Bashkise si ata qe ndertuan pyllnajen e shemtuar te pallateve ja dolen me ne fund ta zhduknin perfundimisht ate qe per 2000 vjet nuk e bene dot barbaret.

13557712_10208835912791028_8464752991654268214_n


Arivisti Company