Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Avast: Skadimi i Windows XP do të ndikojë në 96% të shkollave në SHBA

Prizren Post | 10:44 - 13.09.2013

Microsoft ka bërë paralajmërime të shumta në vitet e fundit, se mbështetja e saj zyrtare për Windows XP do të përfundojë më 8 Prill 2014.Sistemi operativ 12 vjeçar është ende duke u përdorur nga shumë biznese të mëdha dhe organizata, duke përfshirë edhe sistemet shkollore. Tani, kompania e anti-viruseve, Avast pretendon se shumica e shkollave në SHBA do të preken nga ndërprerja e mbështetjes së Windows XP.

Në një postim në blog, Avast thotë se ka kryer një studim të “164 institucioneve arsimore” në SHBA në korrik dhe pretendon se 96 për qind e tyre “do të përballen me një krizë të madhe teknologjike”.Avast pretendon se kostot e përmirësimit të sistemit operativ dhe harduerëve për të lëvizur nga Windows XP, mund të kushtojë qindra mijëra dollarë.

Avast është duke përdorur rezultatet e këtij studimi për të promovuar programin e e vet të Arsimit, i cili thotë se ofron anti-viruse falas për 2.8 milionë kompjuterë që mbulojnë 1.800 organizatat arsimore.

Ndërsa studimi është për të promovuar shërbimet e Avast, ai tregon se ka shumë sisteme të mëdha dhe të vogla në shkolla në të gjithë botën që janë ende duke përdorur Windows XP. Këto shkolla ndoshta nuk kanë të holla ose burime për të përmirësuar sistemet e tyre kompjuterike para se Windows XP të përfundojë.


Arivisti Company