Bajrami – Deputetëve: Mos i dënoni trimat e UÇK-së


E hënë, 3 Gusht 2015

Deputetja e Nismës Valdete Bajrami, ka kërkuar nga kolegët e saj deputet që të mos ngrenë dorën për votim për ndryshimin e amendamenteve Kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ajo, tha se me krijimin e kësaj Gjykate po shkelet gjaku i dëshmorëve që luftuan gjatë luftës së fundit të vitit 1999.

Bajrami pyeti deputetët se si ishin në gjendje që të mos votojnë mocionin për dënimin e krimeve të luftës, e t’i japin dritën e gjelbër krijimit të një Gjykate e cila sipas saj dënojnë ata që i sjellën lirinë këtij vendi.

“Dua tua rikujtoj të gjithë juve që do ngrini dorën se Serbia e cila po luan rolin e viktimës vrau 12 mijë qytetarë që ishin të paarmatosur. Sot po votohet që të dënohen ushtarët tanë që na sollën lirinë. Sot po kërkohet nga ju deputet që të dënoni luftën çlirimtare, luftën e lavdishme të UÇK-së. Sot për kërkohet gjykatë për viktimat e jo agresorin”, tha Bajrami.

Etiketa: , ,