Ballkani vazhdon ëndrrën në Ligën e Konferencës


E enjte, 4 Gusht 2022

Sonte me fillim nga ora 20:00, kampioni i Superligës së Kosovës do të përballet me skuadrën e Klaksvik, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë kualifikues drejt Ligës së Konferencës.

Ballkani e vazhdon sot ëndrrën e garave evropiane, ku e zhvillon ndeshjen e parë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Klaksvik.

Në rrugëtimin deri te raundi i tretë kualifikues në këtë garë, kampioni i Kosovës raundin e parë e kaloi pa ndeshje, kurse në të dytin e eliminoi me rezultat të thellë 10:0 në të dy ndeshjet skuadrën e La Fioritas.

Njëjtë sikurse Ballkani, edhe skuadra nga Ishujt Faroe, Klaksvik, raundin e parë të kualifikimeve e kaloi pa ndeshje, kurse në të dytin e eliminoi me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Sutjeskas.

Ndeshja e parë zhvillohet sot në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshjen e kthimit Ballkani e zhvillon si mysafirë më datën 11 të këtij muaji, në stadiumin “Injector Arena”./kp/

Etiketa: , ,