Ballkanit partneritet të veçantë në vend të anëtarësimit, njësoj si Turqisë dikur


E enjte, 24 Tetor 2019

PARIS – Franca ka nisur konsultimet diplomatike në mënyrë jo-zyrtare për t’i ofruar një lloj partneriteti të veçantë vendeve të Ballkanit, në vend të anëtarësimit të plotë në BE.

Kjo marrëveshje do të përfshinte mbështetje financiare, pranime në disa tregje europiane dhe përparësi të tjera që do t’i ofroheshin vendeve të Ballkanit në këmbim të largimit pa zhurmë nga ideja për anëtarësim.

Vendet e tjera të BE-së i kanë bërë thirrje Francës të tërhiqet nga ky qëndrim kokëfortë e ta lejojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të vazhduar negociatat në mars, gjatë samitit të ardhshën, dhe problemet që mbeten mund t’i sqarojnë gjatë fazës para hapjes së negociatave.

Kjo është arsyeja se pse Maqedonia e Veriut i ka lënë zgjedhjet për në prill, për të parë nëse BE-ja do t’i miratojë negociatat në mars.

Një propozim i ngjashëm i është ofruar Turqisë nga Gjermania 10 vite më parë, duke i premtuar partneritet të veçantë në vend të anëtarësimit. Por edhe në atë kohë u pa si një mënyrë elegante për ta hequr fare nga plani anëtarësimin në BE, njofton TCH.

Etiketa: , , ,