Banka Islame për Zhvillim ndihmon Senegalin me 300 milionë dollarë


E premte, 5 Gusht 2016

banka islame

Banka Islame për Zhvillim (IDB) do të sigurojë 300 milionë dollarë për Senegalin, ndërsa këto para do të shfrytëzohen për hekurudhën rajonale e cila kryeqytetin Dakar do ta bashkojë me aeroportin ndërkombëtar Blaise-Diagne, raporton Anadolu Agency (AA).

Në projektin e hekurudhës rajonale punojnë ndërmarrjet franceze Engile dhe Thales, ndërsa bëhet fjalë për një projekt që kap vlerën prej 718 milionë euro.