E premte, 20 Maj 2016
Barcelonë – Tifozët e Barcelonës mund të përdorin flamujt e Katalonjës në finalen e Kupës së Mbretit përballë Seviljas.
Flamuri në fjalë u kthye në një “mollë sherri” mes klubit “blaugranas” dhe Ligës Spanjolle.
Kjo e fundit vendosi një ditë më parë që tifozët katalanas të mos lejohen të manifestojnë me flamurin e Katalonjës në finalen e së dielës.
Gjykata ka anuluar urdhrin për ndalimin e flamujve të njohur ndryshe si “Estelada”, duke lejuar hyrjen e tifozëve me simbole të tilla.
Ekipi i Barcelonës vjen nga qyteti me të njëjtin emër, që dhe është pjesë e Republikës Autonome të Kataonjës.
Etiketa: Barcelona, kupa e mbretit, La Liga