E enjte, 14 Korrik 2016
Barcelona ka prezantuar sot blerjen e fundit, mbrojtësin francez Lucas Digne, i blerë për rreth 16 milionë euro nga PSG.
Mbrojtësi i majtë, i cili pas 5 ditësh mbush 23 vjeç, është paraqitur para mediave me një fashë të dukshme në fytyrë, që befasoi të gjithë pasi dukej si ndonjë aksident.
Megjithatë, Barcelona sqaron se mbrojtësi i ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore dhe fasha ka lidhje me riparimin e një frakture të vjetër në hundë.