Basha bën thirrje për vëllavrasje


E mërkurë, 24 Prill 2019

TIRANË – Tashmë e regjistruar si parti politike që do të garojë në betejën elektorale të 30 Qershorit, Bindja Demokratike e ka rreshtuar veten në opozitë, por jo krah atyre që bëjnë thirrje për të moslejuar zhvillimin e zgjedhjeve.

Astrit Patozi, nismëtar dhe koordinator i forcës më të re politike të spektrit të djathtë, i quan tepër të rrezikshme thirrjet për përplasje civile dhe prishje të zgjedhjeve.

Sipas Patozit, mënyra e vetme për t’u përballur me keqqeverisjen është vota dhe besimi i qytetarëve.

Oferta mbetet e hapur edhe për kryetaren e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, për të cilën këto ditë pati lajme se do të ishte pjesë e këtij projekti të ri politik.

Patozi tha se Bindja Demokratike do të jetë një shtëpi e hapur e lirisë, ku është i mirëpritur gjithkush që gjykon se Shqipëria duhet të çlirohet nga zgjedha e partitokracisë dhe duhet të dalë nga një spirale krizash të vazhdueshme.

Etiketa: , , , ,