Basha: Në PD më të bashkuar se kurrë


E martë, 23 Korrik 2013

Tranë, 23 korrik – Kryetari i ri i PD-se, Lulzim Basha ka falënderuar mbështetësit nga selia e PD-së, në të parën konferencë si kryetari i sapozgjedhur.Basha ka falënderuar gjithë mbështetësit për besimin e madh qe i kanë dhënë, duke e zgjedhur në krye të PD, pa harruar të falënderojë rivalin në këtë garë, Olldashin për kontributin e dhënë e duke kujtuar se demokratët mbeten një familje, sot më të bashkuar se kurrë, transmeton Panorama.

Basha theksoi se në fillim, gjatë e në përfundim të garës, demokratet nuk harrojnë se janë të gjithë demokratë, anëtarë të një familje krenarë për identitetin e trashëgiminë, më të vendosur e më të bashkuar se kurrë.

Etiketa: , , ,