Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Bashkësia Islame ngushëllon viktimat e përmbytjeve në Maqedoni

Prizren Post | 15:22 - 08.08.2016

Prishtinë – Bashkësia Islame e Kosovës përmes një komunikate ka ngushëlluar viktimat e përmbytjeve në Maqedoni.

“Me vëmendje, shqetësim e dhimbje kemi përcjell gjendjen e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në lagjet e Shkupit.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, duke lutur Zotin që t’u jap durim e gajret. Ngushëllojmë edhe RIJASET-in e BFI të RM, si dhe Qeverinë dhe popullin e Maqedonisë, duke ndarë dhimbjen dhe ofruar ndihmë tonë simbolike në tejkalimin e situatës së krijuar atje.

Ditën e premte më 12 gusht, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë do të organizojmë aksionin humanitar për grumbullimin e të mirave materiale për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni.

Apelojmë tek të gjithë besimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të mbështesin dhe të jenë pjesë e aksionit për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni.”thuhet në komunikatën e dhënë nga Bashkësia Islame e Kosovës./Prizren Post/


Arivisti Company