Bashkimi bën histori, merr titullin e parë kampion i Kosovës në basketboll


E mërkurë, 23 Maj 2018

Prizren – KB Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur Prishtinën në ndeshjen e katërt me rezultat 77-61, për të mbyllur serinë me rezultat 3-1.

Ky është titulli i parë i kampionit për Bashkimin në histori, i cili edhe erdhi në mbrëmjen më të madhe të parë ndonjëherë në Prizren.

Në një atmosferë impozante mbi tre mijë shikues ishin mbledhur në Prizren, për atë që ishte absolutisht mbrëmja më e madhe basketbollistike e vitit, duke parë që vendasve u nevojitej vetëm një fitore për të siguruar titullin e parë në histori.

Urime Kampionë

Etiketa: , ,