Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

BB ndan 400 milion dollarë për vendet e prekura nga Ebola

Prizren Post | 13:22 - 10.10.2014

Washington – Banka Botërore ka miratuar vendimin që shteteve të prekura nga sëmundja Ebola që janë Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, në formë të grandeve dhe kredive, të ua ndaj 400 milion dollarë.

Sipas qendrës për kontrollin e sëmundjeve, tanimë janë identifikuar tetë mijë raste me këtë sëmundje derisa 3 mijë e 800 të tjerë kanë vdekur.

Shqetësuese për Bankën Botërore përveç përhapjes së sëmundjes është edhe ekonomia e tri vendeve të prekura me këtë sëmundje.

Banka Botërore ka paralajmëruar se në qoftë se nuk vihet nën kontroll sëmundja Ebola dhe në qoftë se e njëjta përhapet edhe në vendet fqinje, rajoni mund të pësoj një humbje prej 32 miliardë dollarësh deri në fund të vitit 2015. /Zëri/


Arivisti Company