BDI e fiton postin e kryetarit të Parlamentit


E enjte, 17 Prill 2014

Shkup, 17 prill – BDI e fiton postin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë në mandatin e ardhshëm të qeverisjes. Këtë informacion e ka publikuar “Libertas”, e cila shkruan se burime të BDI-së që dëshirojnë të mbeten anonimë e kanë vërtetuar një lajm të tillë.

Sipas këtij funksionari të lartë të BDI-së, posti i kryetarit të Palamentit është marrë vesh që në momentin kur VMRO DPMNE dhe BDI janë marrë vesh për zgjedhje të parakohshme parlamentare para dy muajve.

Në BDI janë të sigurt se lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski do t’i përmbahet Marrëveshjes. Ata theksojnë se është e parëndësishme nëse Gruevski do të fitojë 62 deputetë, pasi edhe në vitin 2008-2011 ata kanë pasur 62 deputetë por kanë terguar konstruktivitet.

Pikërisht në këtë periduhë, sqarojnë nga BDI, janë realizuar shumë premtime, siç ishte parnimi i pavarësisë së Kosovës, Ligjit për përdorimin e flamujve me të cilin u legalizua flamuri shqiptar në Maqedoni, amnestia nga rastet e Hagës si dhe Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe.

Tani BDI konsideron se është koha që të fitojë një prej tre pozitave kyçe në shtet, kryetar shteti, kryetar qeverie ose kryetar parlamenti.

Për këtë mandat ata janë marrë vesh që pozita e kryetarit të Kuvendit t’iu takojë shqiptarëve, ndërsa pas 5 viteve do të bisedojnë edhe për funksionin president i shtetit./zhurnal/