BE dhe NATO kanë reaguan ndaj përplasjeve në Ukrainë


E mërkurë, 22 Janar 2014

“Unë dënoj me forcë përshkallëzimin e dhunshëm të ngjarjeve në Kiev dhe kërkoj një ndërprerje të menjëhershme të dhunës”, deklaroi shefja evropiane e diplomacisë, Catherine Ashton, në një komunikim për shtyp të dhënë nga Brukseli.

“Informacionet për vdekjen e disa manifestuesve janë burim për shqetësime serioze”, ka theksuar Ashton dhe u bëri apel palëve për përmbajtje. Prokurori i përgjithshëm ukrainas ka deklaruar se dy njerëz janë vrarë me plumba në qendër të Kievit, ku përplasje të dhunshme kanë filluar mes forcave të rendit dhe manifestuesve.

Përdorimi i forcës dhe dhuna nuk do të jetë zgjidhje për krizat politike. Dhuna duhet të ndalojë urgjentisht dhe përgjegjësit të gjykohen dhe japin llogari”, deklaroi shefja e diplomacisë evropiane.

Një deklaratë dënuese për dhunën e përdorur në Kiev erdhi edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmuses.

Rasmusen u rekomandoi palëve që të hapin menjëherë derën një dialogu të vërtetë, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të distancohen nga përshkallëzimi i tensionit.

Nga ana tjetër presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç i ka bërë sot thirrje ukrainasve që të mos shkojnë pas ekstremistëve dhe të mos vazhdojnë përplasjet e dhunshme në qendër të Kievit, përplasje këto që kanë shkaktuar vdekjen e tre personave deri tani.

“Shpreh keqardhjen time më të thellë për vdekjen e njerëzve në konfliktin e provokuar nga disa ekstremistë. U bëj thirrje njerëzve që të mos ndjekin thirrjet e radikalëve politikë”, deklaroi Janukoviçi në një komunikim për shtyp, të dhënë nga presidenca.

Presidenti ukrainas takoi sot edhe tre liderë të opozitës për t’i dhënë fund përplasjeve të dhunshme që po vazhdojnë në qendër të Kievit, ka bërë me dije zyra e tij për median në një komunikim për shtyp.

‘Viktor Janukoviç takoi liderët e opozitës, Arseni Jatsenjuk, Oleg Tiagnibok dhe ish-boksierin Vitali Kliçko, të shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Andriy Klyuyev./TRT/

Etiketa: , ,