E hënë, 10 Gusht 2015
Bruksel – Bashkimi Europian për fenomenin e emigracionit ka ndarë një fond prej 2.4 miliardë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Europian njoftoi se ka ndarë një fond prej 2.4 miliardë euro për programet që do të zbatohen deri në vitin 2020 për problematikat e refugjatëve.
Vendet europiane fondin e përcaktuar do ta përdorin në programet që Komisioni do ti gjykojë të përshtatshme.
Vendi që do të përfitojë më shumë nga ky fond në kuadër të programeve do të jetë Italia me 558 milionë euro, e cila ndiqet nga Spanja me 521 milionë euro si dhe nga Greqia me 473 milionë euro.
Këtë vit mbi 2000 refugjatë kanë humbur jetën në Mesdhe, ndërsa numri i refugjatëve të mbërritur në Europë ka arritur në 188 mijë.
Lista e vendeve që përfitojnë nga ky fond i BE-së vijon si më poshtë:
Vendi…..Shuma në euro
Austria…..26,546,133
Bullgaria…..72,759,923
Qiproja Greke…..74,932,964
Estonia…..35,262,021
Finlanda…..52,976,876
Greqia…..474,192,915
Hungaria…..61,493,119
Irlanda…..9,243,080
Italia…..558,244,435
Lituania…..17,245,656
Luksemburg…..7,502,818
Malta…..74,677,704
Polonia…..69,393,621
Portugalia…..38,686,670
Rumania…..98,481,673
Sllovakia…..13,076,477
Sllovenia…..41,186,180
Spanja…..521,823,959
Suedia…..154,146,877