BE nisë ekspertët për në Kosovë


E martë, 5 Maj 2015

Bruksel – Misioni do të niset në Kosovë menjëherë pasi që Komisioni Evropian do të pranojë raportin e plotë të Kosovës në reformat e saj që nga korriku i vitit 2014.

Maja Kocijançiç në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit.
Ndërkohë, që bëri të ditur se këtë vit në Kosovë do të zbarkojë një mision i ri i ekspertëve nga Komisioni Evropian, i cili brenda një periudhe do të merret me analizimin e përmbushjes së standardeve të Kosovës karshi udhërrëfyesit të vizave.

Misioni do të niset në Kosovë menjëherë pasi që Komisioni Evropian do të pranojë raportin e plotë të Kosovës në reformat e saj që nga korriku i vitit 2014.

“Komisioni ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në janar të vitit 2012 dhe ka dorëzuar “Udhërrëfyesin e Vizave” në qershor të vitit 2012. Ndërkohë, Komisioni ka publikuar dy raporte mbi progresin e Kosovës (shkurt 2013 dhe korrik 2014), më i fundit ka konkluduar se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishme drejt miratimit të legjislacionit dhe duhet të përqendrohet në implementim.
Komisioni tani është duke pritur për raportin e plotë të Kosovës në reformat e saj që nga korriku i vitit 2014. Sapo të pranohet ky raport, Komisioni ka ndërmend të dërgojë një mision të ekspertëve në Kosovë dhe – në bazë të konstatimeve të ekspertëve – do të përpilohet raporti i tretë. Procesi i liberalizimit të vizave është i bazuar në merita dhe jo i udhëhequr nga afate kohore. Vetëm pasi që Komisioni të jetë bindur se standardet e Udhërrëfyesit të Vizave janë përmbushur, mund të paraqesë në Këshillin dhe në Parlamentin Evropian një propozim për udhëtim pa viza”, ka thënë Kocijancic. /Zeri/

Etiketa: ,