BE shqetësohet me kthimin e akteve të dhunës në Kosovë


E enjte, 11 Gusht 2016

eu

Prishtinë – Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj pas kthimit të disa akteve të dhunës në Kosovë, siç ishin sulmet ndaj ndërtesave të institucioneve më të larta shtetërore në Prishtinë.

Në komunikatë thuhet se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

“Zyra e BE-së dhe Përfaqësuesit të Posaçëm është e shqetësuar që sheh kthimin e veprimeve të dhunshme gjatë ditëve të fundit në Prishtinë. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe si e tillë nuk është e pranueshme për Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media.