Bentley prezanton makinën e re Continental GT V8 S


E premte, 13 Shtator 2013

Bentley prodhon makina me performancë të lartë që janë gjithashtu tepër luksoze dhe emri Bentley është aktualisht në skalionin e sipërm të tregut të automjeteve.

Makinat Bentley janë tepër të shtrenjta dhe një pjesë e madhe e tyre janë bërë me dorë. Bentley ka prezantuar një super makinë të re të quajtur Continental GT V8 S.

Makina vjen me motor 4.0-litra turbo të dyfishtë V8, i cili prodhon 521 kuaj-fuqi dhe do të prezantohet zyrtarisht në Frankfurt .

Makina luksoze mund të arrijë 100 km në orë në 4,3 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 308 km në orë.  Pavarësisht motorit shumë të fuqishëm, GT V8 S harxhon shumë më pak se versionet e tjera.  Çmimi i makinës do të zbulohet në Frankfurt.