E shtunë, 4 Shkurt 2017
Besart Berisha ka vazhduar me suksese në kampionatin australian.
Sulmuesi kosovar ka qenë edhe njëherë vendimtar për ekipin e tij Melbourne Victory që shënoi fitore 2-1 në derbin lokal ndaj Melbourne City.
Fillimisht Besarti humbi penallti në minutën e 63-të pranë rezultatit 0-0.
Mysafirët kaluan në epërsi shtatë minuta më vonë, ndërsa Berisha barazoi atë në minutën e 84-të.
Vetëm dy minuta më vonë, presioni i Berishës detyroi kundërshtarin të shënoi autogol.
Pas golit të sotëm, prishtinasi ngjitët në kuotën e 14 golave në kampionat.
Ndërkohë Victory është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
Etiketa: Besart Berisha, Melbourne Victory