Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Berisha lajmëron: Rama do të arrestojë dizajnerin e fanellës

Prizren Post | 14:56 - 22.06.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Tiranë – Ish-Kryeministri, Sali Berisha ironizon me Kryeministrin Edi Rama lidhur me dizajnin e fanellës kombëtare shqiptare. Sipas Berishër, Rama beson gënjeshtrat e veta dhe ashtu siç ndodhi me Ismail Morinën, do të ndodh e njëjta gjë me dizenjatorin e vërtet të fanellës.

Sipas deputetit të PD, Rama e ka të vështirë të heqi dorë nga ajo që beson më shumë, pra gënjeshtra e tij.

Nga Sali Berisha:

Rama beson gjithnje genjeshtren e vet. Prisni kur te arrestoje, si Ismail Morinen, dizajnerin real te fanelles se kombetares!

Te dashur miq, Edi Rama eshte tashme famoz per te besuar genjeshtrat e veta. Keshtu, pas vertetimit me dokumenta te autorit te vertet qe dezinjoi fanellen e kombetares, Rama vazhdon dhe mbron me fanatizem mashtrimin e tij dhe paraqet veten si dizajner dhe se shpejti dhe rrobaqepes te saj.

Prej kesaj Rama nuk heq dot dore sepse gjene qe beson me shume ne kete bote eshte genjeshtra e tij. Rama tani pritet ose te korruptoje dhe ti mbylle gojen ose ti rezervoje autorit te dizajnit te fanelles fatin e Ismail Morines, njeshit te tifozerise boterore, te cilin Rama e arrestoi vetem e vetem se i hoqi Olsit autoresine e dronit per te cilen Ramet investuan aq shume! sb


Bëni një koment

Arivisti Company