Berisha: Nëse Haradinaj ekstradohet, lufta është e pashmangshme


E hënë, 13 Shkurt 2017

Prishtinë – Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se ekstradimi eventual i Ramush Haradinajt në Serbi, mund të nxis konflikt të armatosur.

“Unë kam përshtypjen që ndonjë veprim jo i hijshëm në kundërshtim me aktet juridike ndërkombëtare, lidhur me Ramushin, vetëm sa e acarojnë, për mos me thënë se mund të sjellin në prag një përplasje të armatosur”, tha Berisha ne InfoBox.

Berisha thotë se nuk do të besojë se Franca mund të bëhet arsye e një, siç e quan ai, “Pranvere Ballkanike”.

Berisha, gjithashtu konfirmoi se është duke punuar për tu bërë kryetarë i Prizrenit, e që më pas, ta largoj siç tha ai, “grup mafioz që dirigjohet nga Prishtina”.
Ai madje, në zgjedhjet e fundit, tha se janë dhënë mbi 1 milion euro, vetëm që ai të mos bëhet deputet.

Lidhur me FSK-në, Berisha thotë se mund të shkohet me planin B, që është ai për shtimin e kapaciteteve./RTV Dukagjini/

Etiketa: , ,