Biden: Do dëshiroja që Gulen të mos ishte në SHBA por në ndonjë shtet tjetër


E mërkurë, 24 Gusht 2016

biden

Ankara – Në deklaratat e para të dhëna gjatë vizitës zyrtare që po bënë në Ankara, zv. presidenti i Amerikës Joe Biden tha: “Do dëshiroja që Gulen të mos ishte në SHBA por në ndonjë shtet tjetër.” transmeton Prizren Post.

Biden me të mbërritur në Turqi në aeroportin e Ankarasë u prit nga zv. guvernatori i Ankarasë dhe ambasadori turk në SHBA Serdar Kiliç. Në pritje ishte edhe ambasadori amerikan në Ankara John Bass.

Rreth ekstradimit të kryeterroristit Gulen nga Amerika në Turqi, Biden tha që pritet vendimi i gjykatës federale për këtë çështje.

Këtë pasdite Biden pritet të shkojë për vizitë edhe në pallatin presidencial ku do të pritet nga presidenti Erdogan./Prizren Post/