Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Biden mbërrin për vizitë në Turqi

Prizren Post | 10:28 - 24.08.2016

Ankara – Zëvendës presidenti i SHBA-ve Joe Biden në ora 10:25 ka ateruar në aeroportin Esenboga të Ankarasë dhe u prit nga ambasadori turk në Washington Serdar Kiliç dhe ambasadori amerikan në Ankara John Bass si dhe nga një staf tjetër protokolar, transmeton Prizren Post.

Biden pritet të takohet me udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Turqisë. Pas takimit që do të zhvillojë me kryetarin e parlamentit turk Kahraman ai do bëjë një vizitë edhe në pjesët ku u bombardua parlamenti gjatë natës së tentimit për grusht shtet.

Biden do teë mbajë takim edhe me kryeministrin Binali Yildirim në pallatin Çankaya Kosku. Pas takimit do të jepet një konferencë e përbashkët për media.

Pashtu zëvendës presidenti amerikan do të pritet edhe në pallatin presidencial nga presidenti Erdogan./Prizren Post/


Arivisti Company