Bie tregu i telekomunikimeve


E martë, 14 Korrik 2015

Derisa tregu i telekomunikimeve në Kosovë ka shënuar rënie 12.8 % të të hyrave totale, vetëm Vala ka shënuar rënie 23%, IPKO 3%, kurse operatorët tjerë virtual kanë shënuar rënie 17%.

Duket se Posta dhe Telekomi i Kosovës ka ardhur në pozitë jo të mirë derisa ka shënuar rënie të të për shkak të mos aftësisë menaxheriale apo qeverisëse atje.

Kështu u tha gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014, në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik. Nga deputet u kërkua sqarime edhe për marrëveshjet e PTK-së me operatorët virtuale dhe çështja e operatorëve ilegal në këtë në fushën e telekomunikimeve.
Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, tha se duhet të kihet kujdes edhe për industrinë vendore, por edhe duke pasur një konkurrencë fer që është në interesin më të mirë të konsumatorëve në fushën e telekomunikimeve.

“Për neve janë me rëndësi janë tri, katër gjëra të cilat nuk duhet t’i humbim as një herë në diskutimin tonë. E para është se si qëndrojmë ne me cilësinë dhe sasinë e shërbimeve në fushën e komunikimeve elektronike, në fushën e telekomit, sa po zhvillohemi dhe ku jemi në raport me shtetet e rajonit. Sa janë arritur këto standarde sa i për ketë cilësisë dhe sasisë. Çështja tjetër ka të bëjë me sigurimin e elementeve të tregut të hapur në kuadër të cilit ne duhet të kemi kujdes edhe për industrinë vendore, por edhe duke pasur një konkurrencë fer që është në interesin më të mirë të konsumatorëve”, tha Mustafa.

Deputeti Mustafa tha se raporti ka dhënë përgjigje në disa prej këtyre çështjeve, por ajo që shihet në përgjithësi ka të bëjë me ndryshimet radikale në strukturën dhe cilësinë e shërbimeve që po i kërkon fleksibiliteti.

“Telekomi i Kosovës ka ardhur në pozitë të vështirë për shkak të situatës që kanë ndodhur atje deri në një kohë të problemeve rreth privatizi mit dhe të mos aftësisë menaxheriale apo qeverisëse atje, që produktet e kësaj organizate të ristrukturohen në pajtim me kërkesat e reja”, tha Mustafa.

Ai ka folu edhe për operatorët ilegal, duke kërkuar treg fer siç mund të jetë rasti edhe i operatorëve virtual.

Ndërsa, Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), tha se në bazë të ligjeve në fuqi, qëllimi primar është që të mundësojnë konkurrencë në treg dhe të hapur.

“Qëllimi primar i Ligjit për Shërbime Elektronike të miratuar.., janë që të mundësojnë konkurrencshëmërinë në treg, të hapur të bazuar në konkurrencë fer dhe efektiv”, tha Hoxha.

I pari i ARKP-it, tha se ky operator ka zgjidhur 35 raste të ankesave të konsumatorëve fundor… ndaj operatorëve. Sipas tij, gjatë vitit 2014, tregu pasur një rritje në krahasim me indikatorët e përdoruesve…

“Kemi arrit në 1.73 milionë përdorues aktiv që së paku një herë kanë përdorur pajisjen e tyre fundore brenda periudhës 90 ditore”, ka thënë ai.

Ai tha se krahasuar me 1.64 milionë përdorues gjatë vitit 2013, ka një rritje prej 5.3 për qind.

Hoxha tha se derisa tek përdoruesit e telefonisë mobile ka një rritje prej 4.76 për qind dhe rritja më domethënse që ka ndodhur në vitin e kaluar numri i përdoruesve të 3G në pajisjeje mobile smartphone ka rritë në 283,989 përdorues.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2014, tregu krahasuar me vitin 2013, ka shënuar një rënie të konsiderueshme të të hyrave të përgjithshme dhe atë në lartësi prej rreth28.2 milionë euro apo shprehur në përqindje 12.8 për qindku totali i të hyrave.

Sipas Hoxhës, mund të jenë disa shkaqeve që kanë n dikuar në rëni të të hyrave, ku siç tha ai mund të jetë mos menaxhimi i mirë dhe mos veprimi i duhur në raste të caktuara.

“Mos menaxhimi i mirë, mos veprimi adekuat në rastet e caktuara nga operatorët etj. Sipas operatorëve rënien më të madhe e ka pasur operatori publik Vala me 23.8 për qind,Ipko ka pasur një rënie prej 3 për qind, ndërsa operatorët virtual dy prej tyre kanë pasur rënie 17.8 për qind. Meqenëse telefonia mobile merr pjesën më të madhe të të hyrave nga ky 192 milionë dhe rënia ka qenë më e madhe 17. 7%. Në telefoni fikse rënia ka qenë 19 .5 për qind…. ndërsa kemi pësuar rritje në dy segmente, qasja në internet prej 5.4 për qind, dhe në shërbimet kabllore një rritje prej 30.3 për qind. Sipas tij, këto janë indikatorët kryesor”, tha Hoxha.

Ai ka tha se marrëveshja ndërmjet PTK dhe Z-mobile është ligjshme dhe ka qenë kërkesë e tregut të telefonisë mobile.

Kurse, kryetari i LVV, njëherësh zëvendës i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Visar Ymeri, ka kërkuar sqarime nga kryetari Hoxha për rënien e të hyrave dhe këtij tregu në përgjithësi. Gjithashtu, edhe për kontratën e operatorit virtual Z-mobile që është nën hetime.

“Për sa i për ketë rënies së të hyrave të përgjithshme të tregut dhe ngritjes së përdoruesve…Atëherë a mund të na shpjegoni se cili është shkaku i kësaj, a është rënia e çmimeve apo shërbimet janë bërë më të lira që është mirë për qytetarët, apo ka një shkak tjetër…? Kurse sa i për ketë shpërndarjes së këtyre nëpër operatorë të këtyre rënieve të të hyrave bazuar në raportin e vitit 2013 Ipko ka një ngritje të të hyrave, ndërsa te Vala kemi rënie të të hyrave dhe kemi një ngritje të ndjeshme të të hyrave të Z-mobilit. Ndërkohë sa i për ketë këtij operatori tjetër virtual ai është faktikisht inegzistent sipas raportit, thuaja se nuk ka operuar fare, 0.10 për qind ka pasur të hyra nga tregu i përgjithshëm”, tha Ymeri.

Në anën tjetër, ai ka dashur të marr informacione nga pozicioni i rregullatorit çka po e shkakton këtë rënie të Valës në përgjithësi, a është konkurrenca me Ipkon, a është konkurrenca me Z mobile?

“Natyrisht se IPKO nuk po e mund Valën, por Z-mobile po e dëmton Valën”, tha Ymeri.

Edhe deputeti Blerim Grainca, ka kërkuar sqarime lidhur me ankesat e konsumatorëve në fushën e telefonisë mobile.

Ndryshe, Komisioni parlamentar ka miratuar me shumicà « votash raporti e AKREP, me rekomandime, për çështjen e ankesave, cilësia e shërbimeve dhe emërimi i anëtarëve të Bordit të AKREP me anëtari të ri.